Members | Sign In
All Forums > News
avatar

Cfare mendoni per situaten e krijuar ne Himare?

posted Aug 13, 2010 21:38:48 by irena
Lidhur me ngjarjen në Himarë, ku një i ri u shtyp me makinë pasi kishte folur greqisht, ka reaguar me tone kritike Athina zyrtare.

Në një deklaratë për shtyp, Ministria e Jashtme greke ka nënvizuar se ngjarje të tilla cenojnë raportet mes dy vendeve dhe ka kërkuar ndëshkimin e autorëve.

“Ngjarje si këto dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe. Autorët e saj duhet të dënohen”, thuhet në komunikatën zyrtare.

Për shkak të ngjarjes, banorët e Himarës bllokuan për rreth 14 orë rrugën që e lidh atë me qytetin e Vlorës, e cila u hap paraditen e sotme pas ndërhyrjes
[Last edited Aug 13, 2010 21:42:52]
Login below to reply: